Shaqir Totaj në Ortakoll: Investime e siguri për secilën lagje të Prizrenit

0
70

Në një tubim madhështor me qytetarët e lagjes Ortakoll, Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për mandatin e dytë, Shaqir Totaj, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e kësaj zone të rëndësishme të qytetit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Totaj theksoi se Prizreni gjithmonë ka ditur të dallojë njerëzit e punës e të rezultateve nga ata që merren vetëm me akuza e fjalë boshe.

“Nuk meritojnë asnjë votë njerëzit që e kanë quajt ‘kriminel’ dhe ‘tradhtar’ Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ata janë simbole të lirisë sonë, njerëz që sakrifikuan për këtë vend” – tha Totaj, mes duartrokitjeve të qytetarëve.

Ai shtoi se Prizreni ka qenë gjithmonë shembull i mençurisë politike dhe nuk është mashtruar nga retorikat e zbrazëta:

“Prizreni ka ditur ta bëjë dallimin mes punës dhe fjalëve boshe! E njëjtë do të ndodhë edhe më 12 tetor – qytetarët do të zgjedhin vazhdimësinë e punës, zhvillimit dhe dinjitetit”.

Totaj përmendi edhe projektet e shumta të realizuara gjatë katër viteve të para, duke theksuar se mandati i dytë do të jetë edhe më dinamik dhe transformues për qytetin.

“Kemi punuar me përkushtim në çdo lagje e fshat të Prizrenit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me të njëjtin vullnet. Prizreni është në rrugën e duhur – rrugën e zhvillimit dhe të fitores së 12 tetorit,” përfundoi ai.

Tubimi në Ortakoll u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, që me flamuj dhe pankarta shprehën përkrahjen për Shaqir Totajn dhe ekipin e tij për një Prizren edhe më të zhvilluar e modern në mandatin 2025-2029.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here