Shaqir Totaj mirëpret në Prizren deputetin dhe kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha

0
104

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim miqësor me deputetin dhe njëherësh kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha. Takimi u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunuese dhe vullnet i përbashkët për angazhim në projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e komuniteteve.

“Patëm një bisedë shumë të këndshme me deputetin Veton Berisha, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe angazhimet e përbashkëta që na presin në të ardhmen” – tha Kryetari Totaj.

Ai shtoi se Komuna e Prizrenit është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe përfaqësuesit e komuniteteve, me qëllim ndërtimin e një qyteti gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë.

“Prizreni është qytet i diversitetit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë që çdo komunitet të ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar” – theksoi më tej Kryetari Totaj.

Në fund të takimit, të dy palët u shprehën të gatshëm për të konkretizuar idetë e diskutuara në projekte që sjellin përfitime të ndërsjella për qytetarët e Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here