Shaqir Totaj hap kuletën e Komunës, i çon punonjësit për ekskursion në Shqipëri (DOKUMENT)

0
279

Punonjësit e Komunës së Prizrenit duket se janë lodhur shumë nga stresi i punës përgjatë këtij viti.

E për këtë, shefi i tyre Shaqir Totaj që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vendosur t’i relaksoj ata duke i dërguar në pushim 3 ditor në bregdetin shqiptar, duke i mbuluar shpenzimet e tyre nga buxheti i Komunës, raporton KosovaNews.

“Lejohet organizimi i ekskursionit—vizitës treditore (3 ditë/2 netë), për punëtorët e Komunës së Prizrenit në Republikën e Shqipërisë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës (1 Maji), kështu që, për këtë qëllim lejohet shpallja e tenderit për mbledhjen e ofertave përkatëse.”, thuhet në vendimin e siguruar nga KosovaNews.

Sipas vendimit, ekskursioni i punonjësve të Komunës së Prizrenit, do të realizohet në Republikën e Shqipërisë nga 29 prilli deri më 1 maj 2023.

“Për këtë qëllim, nga buxheti i Komunës – pozicioni i mallrave dhe shërbimeve dhe pozicioni i subvencioneve dhe transfereve të Zyrës së Kryetarit të Komunës, lejohen mjetet e nevojshme financiare, ashtu që Komuna e Prizrenit do të participojë me 2/3 të shpenzimeve të ekskursionit, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve prej 1/3 do ta bartin vetë pjesëmarrësit e këtij udhëtimi, përkatësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit që udhëtojnë.”, thuhet në vendimin e siguruar nga KosovaNews./KosovaNews/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here