Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar 11 drejtorët e drejtorive komunale për mandatin katër vjeçar.
Si më poshtë janë prezantuar emrat e drejtorëve të ri të emëruar nga Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj:
Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj- Gutaj;
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj;
Drejtoria e Administratës – Edin Shehu;
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha;
Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço;
Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha;
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhet Bytyqi;
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi;
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina;
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi;
Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala.
Ju kujtojmë se Shaqir Totaj është zgjedhur Kryetar i Prizrenit në raundin e dytë, duke e mundur rivalin e tij nga LVV-ja, Mytaher Haskuka, derisa është në bashkqeverisje me Nismën Socialdemokrate, AAK-në dhe partitë minoritare.
Përndryshe, LDK-ja ka refuzuar ti bashkohet PDK-së për ta bashkëqeverisur Prizrenin, duke u rreshtuar përkrahë LVV-së në opozitë./04 Online