Shaqir Totaj dhe Duda Balje bashkë në fushatë, boshnjakët përkrahin Totajn

0
65

Mbrëmë, në fshatin Gërnçar, u mbajt tubim madhështor me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, ku përkrahja e deputetes Duda Balje dha një mesazh të qartë për unitet dhe fitore më 12 tetor.

Në fjalën e tij para banorëve, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se puna dhe rezultatet e katër viteve të fundit janë garancia më e mirë për mandatin e dytë:

“Katër vite më parë nisëm një rrugë të vështirë, por të ndershme dhe të suksesshme. Sot, rezultatet janë të dukshme në çdo lagje e në çdo fshat të Komunës sonë”.

Ai vlerësoi besimin dhe mbështetjen e banorëve të Gërnçarit:

“Gërnçari gjithmonë ka qenë me njerëzit e punës dhe të vlerave. Kjo mbështetje më jep forcë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në mandatin e dytë”.

Duke përmbyllur tubimin, Kryetari Totaj dha një mesazh të qartë për fitoren e 12 tetorit:

“Bashkë po e vazhdojmë rrugën e zhvillimit të Prizrenit. Gërnçari foli qartë – fitorja më 12 tetor është e jona!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here