Shantazhoi një femër, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi

0
330
Foto: Ilustrim

Një rast i shantazhit është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:35 në Prizren.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Tutje nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti i veprës penale “Shantazh” është nën hetime.

“SHANTAZH / Prizren 28.07.2022 – 14:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here