Shaip Kamberi merr mandat të ri të deputetit në Kuvendin e Serbisë

0
118

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

RTK raporton se Shaip Kamberi me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota.

Edhe vet Kamberi pas mbylljes së votimeve kishte deklaruar se është afër të marrë një mandat të ri.

“Jemi shumë afër sigurimit të një mandati, kjo nuk përcaktohet vetëm nga votat që marrim, por nga dalja e përgjithshme, nga fakti se a do të digjet ndonjë listë e partive qendrore të cilat s’arrijnë të marrin 3% të votave të domosdoshme, sa është kuota ajo që ligji e përcakton si pragu natyror për një mandat”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here