Shabani: Me PDK-në dhe Bedri Hamzën drejt një epoke të re për Kosovën

0
37

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Shabani, ka vazhduar me aktivitetet e tij elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë takimeve me qytetarët, Shabani theksoi rëndësinë e përkrahjes së fuqishme për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të zhvilluar, të drejtë dhe të sigurt. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se kjo përkrahje është tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë në ndryshimet pozitive që PDK mund të sjellë.

Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e madhe për kandidaturën e Bedri Hamzës si kryeministër i ardhshëm, duke e cilësuar atë si një lider me vizion dhe përkushtim të pashoq.

Shaip Shabani, i cili mban numrin 106 në listën zgjedhore, mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Postimi i plotë i Shabanit:

Përkrahja e fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj për një Kosovë më të zhvilluar dhe të drejtë tregon qartë besimin në ndryshimin pozitiv që mund të sjellim së bashku. Mbështetja për kryeministrin e ardhshëm, z. Bedri Hamza, dhe ekipin e tij të përkushtuar është inspirim për të ecur drejt fitores.

#PDK131✅

#BedriHamza1✅

#MemliKrasniqi2✅

#ShaipShabani106✅

#DrejtFitores#KosovaMundetMëMirë#ShaipShabani106

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here