Kandidati për deputet nga PDK-ja, Shaip Shabani, falënderoi banorët e Barilevës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e treguar në tubimin e mbrëmshëm.
Ai theksoi se kjo mbështetje tregon rëndësinë e bashkimit për të çuar përpara një vizion më të mirë për Kosovën.
Postimi i plotë i Shabanit:
Të dashur banorë të Barilevës,
Faleminderit për pritjen tuaj të ngrohtë dhe për mbështetjen që na dhatë në tubimin e mbrëmshëm. Pjesëmarrja dhe besimi juaj janë dëshmi e fuqisë së bashkimit dhe e vullnetit për të çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë më të mirë.