Kandidati për deputet nga PDK-ja, Shaip Shabani, gjatë takimit me miqtë dhe shokët e tij, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe nderimit të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët janë ata që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, dhe Kosova e sotme është rezultat i trimërisë dhe vendosmërisë së tyre.
Postimi i plotë i Shabanit:
Sot pata nderin të jem mes miqve dhe shokëve më të mirë, atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
Familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqësojnë vlerat më të larta që brezat tanë duhet t’i ruajnë dhe nderojnë.
Kosova e sotme është rezultat i trimërisë, sakrificës dhe vendosmërisë së tyre.