Politika zhvillimore dhe tranzicioni, e sidomos në çështjen me Energji Elektrike nuk duhet të shihet si poliikë ditore, por kërkon një qasje kombëtare!
Kjo duhet të shihet si sfidë globale dhe duhet të trajtohet me përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjithëve pa përjashtim! Me tej, për t’iu qasur kësaj problematike globale në mënyrën e duhur, duhet zhvilluar politika dhe strategji afatgjata dhe të qarta.
Qendrueshmëria e furnizimit me energji elektrike varet kryekëput nga rritja e kapaciteve ekzistues energjetike pa përjashtim, e sidomos asaj konvecionale me linjit e cila është zgjidhje afatgjate dhe shumë dopiprurëse për zhvillimin e qendrueshëm për vendin tonë.
Të gjitha opsionet tjera janë vetëm arrnim dhe sjellin vetëm kolaps energjetik dhe shkatërrim të aseteve ekzistuese energjetike. Edhe pse jemi shumë vonë, por nuk duhet të vonohemi deri në pafundësi!
Shkruan: Sami GASHI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online