100 fakte mbi bujqësinë dhe blegtorinë ishte një nga sfidat që Agai u dha fermerëve në 1 prill.
Fakte, të cilat ishin të ngatërrueshme, por që fermerët duhet të gjenin se kush prej tyre ishte I vërtetë dhe kush gënjeshtër.
Të ndarë në dy grupe, afida solli mjaft atmosferë dhe të qeshura, por vetëm njëri prej tyre arriti t’ia dilte. Dhe ai ishte grupi i Mozës.
Ndërkohë që grupi i Romirit, si grupi që humbën sfidën, u përballën me një disavantazh.
Ata nisën një zinxhir shpëtimi, që nisi me Romirin si lider, i cili zgjodhi të shpëtonte Olën. Kjo e fundit zgjodhi Donën, ndërsa Dona Sonin.
Këngëtarja Soni Malaj zgjodhi Blerinën.
Akili, Indri, Rafaela dhe Gresa janë 4 të fundit që mbetën nga zinxhiri, të cilët shkuan në një nominim. Do të jetë publiku ai që do të vendosë se cili prej tyre do të shpëtojë.
Ndërsa grupi fitues, përfitoj imunitet, duke patur mundësinë të kalojnë një javë më të qetë.














































