“Sezoni Veror” nis me pranga në Prizren – tre të ndaluar nga Antidroga, sekuestrohet marihuanë dhe mijëra euro

0
133

Në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”, Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prizren ka zhvilluar një aksion të suksesshëm në rrugën “Nuredin Shala”, ku ka ndaluar një automjet të dyshimtë të markës BMW.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 45. gram substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, 2 telefona celular, 3000 euro cash dhe, 900 lekë shqiptare.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona: Bleron Susuri, 24-vjeçar, Amil Kalajdzini, 26-vjeçar dhe Rinor Bytyqi, 25-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Krim-Teknika e Stacionit Policor Prizren për të bërë evidentimin dhe fotografimin e provave materiale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ku pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda, është marrë vendimi që: Bleron Susuri të ndalohet për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Ndaj të dyshuarve rëndon vepra penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here