Sezoni i ri i Championsit fillon sot me derbi

0
105

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të nisë sot.

Për herë të parë në histori të kësaj gare, nga edicioni 2024/25 nuk do të ketë më fazë të grupeve, ndërsa nga 32 tash e tutje do t’i kemi 36 ekipe pjesëmarrëse.

Secila skuadër do t’i ketë tetë ndeshje në ligën e re me tetë kundërshtarë të ndryshëm, prej tyre 4 ndeshje do t’i luajë në shtëpi e 4 në udhëtim.

Për dallim nga vitet e kaluar, kur Championsi luhej veç të martën e të mërkurën, nga ky edicion do të kemi ndeshje gjatë tri netëve: të martën, të mërkurën dhe të enjten.

Sonte do të zhvillohen gjashtë ndeshje, prej tyre 4 nga ora 21:00, shkruan “Gazeta Express”.

Pa dyshim, derbi i natës do të jetë ai mes Milanit dhe Liverpoolit.

“Rossoneri” në fundjavë e shijuan fitoren e parë sezonale ndaj Venezias, 4:0 dhe do ta kërkojnë të dytën në duel me “Reds”.

Këta të fundit kanë udhëtuar drejt Italisë me synim fitoren, po ashtu, duke u munduar që ta harrojnë humbjen shokuese nga Nottinghami në fundjavë.

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës do të ketë punë të vështirë me Bayern Munichun në “Allianz Arena”.

Kurse, Real Madridi do ta nisë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampionit evropian në shtëpi kundër Stuttgartit.

E Lille i Edon Zhegrovës do ta vizitojë Sporting Lisbonën në Portugali.

Paraprakisht, natën e sontme e nisin dy ndeshje: Juventus – PSV Eindhoven dhe Young Boys – Aston Villa.

Nesër dhe pasnesër na presin po ashtu ndeshje interesante në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here