Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e veriut, del dokumenti i Beogradit

0
134

Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një dokument i cili dëshmon sipas tij, se Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Blerim Vela shkruan se kjo është dëshmi e qartë e tentativave të Beogradit zyrtar për të ndërhyrë në zgjedhjet e 23 prillit.

“ Një ndërhyrje e tillë nga jashtë në zgjedhje synon të dëmtojë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët në mënyrë vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, shkruan zyrtari.

Dokumenti i publikuar prej tij kërkon të tregojë se serbët e Kosovës po rrezikohen dhe u nevojitet mbrojtje. Zgjedhjet fillimisht ishin parashikuar të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve. Partitë politike serbe që kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet , tashmë janë certifikuar, përveç Listës Serbe, e cila ka refuzuar të marrë pjesë në votime.

Vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme u mor pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, 5 nëntorin e vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here