Serbi në Prizren bëhet i pari që i konverton targat ilegale në ato RKS

0
899

Ka nisur konvertimi i targave nga ato ilegale në RKS.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Bëhet e ditur se vetura e parë të cilës i janë vendosur targat e Kosovës nga ato ilegale është regjistruar në Prizren.

“Në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren,” njofton MPB-ja, përcjell Klankosova.tv

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, qytetarët serbë kanë kohë që deri më 31 tetor t’i ndërrojnë targat nga “PR, KM” e akronime të ngjashme në RKS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here