‘Sëmundja e nxitimit’, ja shenjat që shfaq

0
279

Pavarësisht nga emri, sëmundja e nxitimit nuk është një gjendje e vërtetë mjekësore ose e shëndetit mendor. Megjithatë, një nevojë e ngutshme për të nxituar në detyra dhe për të shfrytëzuar në maksimum çdo moment mund të jetë një shqetësim për shumë njerëz.

Një situatë e tillë mund të ndikojë te shëndeti fizik dhe të ndikojë që të ndiheni të paplotësuar dhe të paaftë t’u kushtoni vëmendje njerëzve dhe gjërave për të cilat kujdeseni më shumë.

Si ta kuptoni

Sëmundja e nxitimit mund të shfaqet si një nevojë për të shfrytëzuar në maksimum çdo sekondë.

“Ne e kemi njohur këtë zakon si multitasking,” shpjegon Rosemary K.M. Sword, autore dhe bashkë-zhvilluese e terapisë perspektive të kohës. “Njerëzit që janë përfshirë në shumë detyra në jetën e tyre janë krenarë për aftësinë e tyre për të bërë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë.”

Kur sëmundja e nxitimit maskohet si efikasitet, mund të mos e kuptoni problemin.

Shenja:

– nxitimi (teksa i jepni makinës, bëni pazar, hani ushqim)
– nxitimi për të përfunduar detyrat dhe shpesh bëni gabime
– llogaritje të vazhdueshme të kohës për të parë nëse mund t’i bëni të gjitha detyrat
– nervozoheni kur përballeni me vonesa
– përpiqeni vazhdimisht të gjeni mënyra për të gjetur kohë
– kontrolloni vazhdimisht listën e detyrave

Sëmundja e nxitimit shpesh përfshin një gjendje ankthi, sidomos kur e gjeni veten të mbërthyer në një situatë (trafik, ose jeni herët në një takim) dhe s’keni asgjë për të bërë ndërkohë. Sekondat e humbura ju stresojnë sepse nisni dhe mendoni se çfarë mund të kishit bërë me kohën e humbur.

Efektet emocionale: Besimi se nuk keni kohë për t’u marrë me përgjegjësitë e përditshme ose për të arritur qëllime më të largëta mund të krijojë shumë stres.

Marrëdhëniet: “Sëmundja e nxituar mund të eklipsojë atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetën tonë – marrëdhëniet tona me të tjerët”, thotë Sword.

Efektet fizike: Të kaloni ditët duke nxituar shpesh do të thotë që i kushtoni më pak kohë kujdesit për veten.

Si ta kontrolloni

– bëni një shëtitje
– meditoni
– kujdesuni në fillim për gjërat e rëndësishme
– jepini prioritet relaksimit
– mësoni limitet tuaja

Nëse asgjë nuk funksionon, kërkoni ndihmën e një terapisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here