Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjen Kastrati në lagjen “Arbanë”, ku është pritur me mikpritje të veçantë dhe atmosferë pozitive, shkruan 04 Online.
Gjatë takimit, Selmanaj ka biseduar për çështje që lidhen me zhvillimin e lagjes, projektet komunale dhe idetë që mund të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ai ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të komunitetit si themel për ndërtimin e një qeverisjeje lokale efikase dhe transparente.
“Atmosfera ishte e jashtëzakonshme – plot biseda të hapura dhe energji pozitive që të japin motivim për të ecur përpara. Diskutuam ide e projekte që lindin nga vetë komuniteti, sepse ndryshimi i vërtetë fillon nga shtëpitë tona, nga familjet dhe besimi që ndërtojmë bashkë”, u shpreh Selmanaj.
Ai falënderoi familjen Kastrati për pritjen e ngrohtë, ndërsa veçoi edhe kontributin e Bajramit, pjesëtar i kësaj familjeje dhe kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së.
Takime të tilla, sipas Selmanajt, janë dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një Prizren më të bashkuar, me institucione që burojnë nga dialogu, bashkëpunimi dhe respekti ndaj qytetarëve.