Selmanaj uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje, mori pjesë edhe në meshën solemne në Prizren

0
266

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj me bashkëpunëtorë mori pjesë në meshën solemne të Krishtlindjes në Prizren.

Selmanaj ka uruar qytetarët e besimit katolik me rastin e krishtlindjeve, ku njëherit ka bërë thirrje edhe për unitet në mbarë trojet shqiptare.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj me bashkëpuntorë mori pjesë në meshën solemne të Krishtlindjes, në katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren.
Kryetari Selmanaj, uroi qytetarët e besimit katolik me fjalët më të mira për shëndet, begati dhe unitet në mbarë trojet shqiptare.
Faleminderit për mikpritjen dhe respektin, Dr. Don Shan Zefi.
Urime dhe gëzuar!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here