Selmanaj: “Unaza e Madhe” e qytetit është një nga projektet kryesore infrastrukturore për Prizrenin

0
149

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, ka prezantuar projektin e Unazës së Madhe të Qytetit, të cilin e cilëson si një zgjidhje jo vetëm për trafikun, por edhe për ajrin dhe qasjen e përditshme të qytetarëve, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se unaza do të lidhë lagjet kryesore të Prizrenit dhe do të shërbejë për devijimin e trafikut tranzit jashtë qendrës, duke krijuar një infrastrukturë moderne që i jep qytetit zhvillim dhe akses më të madh rajonal.

Postimi i plotë i Driton Selmanajt

Unaza e Madhe e Qytetit nuk është thjesht një rrugë e re, por një zgjidhje për trafikun, ajrin dhe qasjen tonë të përditshme. 🧡

Është koha të mendojmë më gjerë, të ecim më shpejt dhe të zhvillohemi më mire,

përtej shatërvanit!

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here