Selmanaj: Unaza e madhe dhe e mesme, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e Prizrenit

0
71

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze të programit të tij qeverisës, ndërtimin e unazës së madhe dhe të mesme të qytetit, që synon të sjellë një transformim rrënjësor në infrastrukturën e Prizrenit, shkruan 04 Online.

Selmanaj e ka cilësuar këtë nismë si projektin më të madh infrastrukturor që Prizreni ka parë ndonjëherë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtim rrugësh, por për një vizion të ri urban, që i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.

“Me ndërtimin e unazës së madhe dhe të mesme të qytetit, ne po vendosim themelet e një transformimi historik. Ky projekt nuk është thjesht një rrugë, por një vizion për një Prizren që lëviz lirshëm, pa bllokime trafiku, pa vonesa të panevojshme dhe me qasje të reja zhvillimi për çdo lagje e çdo familje,” ka deklaruar Selmanaj.

Sipas tij, ndërtimi i unazave do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit, do të lehtësojë transportin publik dhe privat, si dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe turizmin lokal.

“Ky është vizioni ynë për Prizrenin e së ardhmes – një qytet modern, ku lëvizja është e lirë, jeta është më cilësore dhe zhvillimi nuk ndalet,” ka përfunduar ai.

https://www.facebook.com/reel/25497287416541228

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here