Selmanaj thotë se këto 4 vite Kurti ka qenë shef edhe në Presidencë: Demokracia rikthehet pas zgjedhjeve

0
39

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vite, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Selmanaj ka thënë se për qytetarët është shumë e qartë që demokracia në Kosovë rikthehet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në këto 4 vite, Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria kanë pasur një udhëheqës të vetëm politik, e ai ka qenë Albin Kurti!

Për qytetarët e Kosovë tashmë është shumë e qartë, Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit!”, ka shkruar Selmanaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here