Selmanaj, Shala, Xheladini e Sope zotohen për koordinim dhe organizim më të mirë të degëve

0
192

Udhëheqësit e degëve të LDK-së nga Prizreni, Suhareka, Dragashi e Zhuri janë bërë bashkë në një takim të organizuar.

Siç thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren, ky takim kishte për qëllim koordinimin dhe organizimin sa më të mirë të këtyre degëve.

“Në kuadër të koordinimit sa më të mirë të degëve të LDK-së të Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Zhurit, sot në ambientet e LDK-së në Prizren u mbajt takim mes kryetarit të LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, nënkryetarit të LDK-së në qendër, Anton Quni, kryetarit të LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini, kryetarit të LDK-së në Suharekë, Ardian Shala dhe përfaqësuesit të LDK-së në Zhur, Valon Sope.
Takimi kishte për qëllim koordinimin dhe organizimin sa më të mirë të degëve tona.
Shtrirja e programit të LDK-së “Rruga e Re” në secilën familje do të jetë rruga e fitores në Prizren dhe Kosovë.
Organizimi, fitorja dhe qeverisja me duar të pastra është qëllimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here