Selmanaj: Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare bashkë, Kosova e vetme për shkak të veprimeve të Kurtit

0
267

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se takimi i djeshëm në Bruksel nënkupton se Bashkësia Ndërkombëtare është pozicionuar me Serbinë dhe Kosova ka mbetur e vetme në anën tjetër.

Selmanaj, ka potencuar se kjo ka ndodhur për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, karshi këtij procesi të dialogut.

Ai tha se kjo fazë e dialogut, është proces më jo transparent në dekadën e fundit.

“Dua të ngritë shqetësim jo vetëm timin por edhe të deputetëve të tjerë, për mungesën totale të transparencës të këtij procesi. Me tepër se 10 vite ka filluar ky proces i dialogut, kjo fazë që po ndodhë në qeverinë Kurti, është procesi më jo transparent që ka ndodhur në dekadën e fundit”, ka deklaruar Selmanaj në Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here