Kandidati për deputet nga LDK, Driton Selmanaj, vizitoi kompaninë “Aprint Reklama”, e cila operon në tërë Kosovën dhe punësoi mbi 25 punëtorë.
Selmanaj falënderoi pronarin Albin Kabashi dhe stafin për mikpritjen dhe punën e tyre profesionale në fushën e reklamave.
Postimi i plotë:
“Aprint Reklama” kompani suksesi që i jep nam Prizrenit dhe Kosovës.
Sot, vizituam kompaninë “Aprint Reklama”, një kompani e madhe e cila me profesionalizëm ushtron veprimtarinë në tërë Kosovën.
Kjo kompani merret me prodhimin e reklamave të mëdha e të vogla, ndërsa punon me seriografi që nga viti 2009. “Aprint” punëson mbi 25 punëtor duke siguruar përkrahje për shumë familje.
Faleminderit për mikpritjen, Albin Kabashi dhe stafit të mrekullueshëm.
#dritonselmanaj26#bëhundryshimi124