Selmanaj: Prizreni po udhëhiqet me logjikë të parapolitikës, po përbuzen qytetarët

0
214

Kreu i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka kritikuar pushtetin lokal të Prizrenit se po funksionon me logjikë të parapolitikës.

Kryetari i ri i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka deklaruar se pushteti në këtë komunë, është vënë në shërbim të interesave klanore e partiake. Ai ka vazhduar tutje, duke thënë se, vendimmarrja nuk nodhet në zyret e institucioneve të zgjedhura, por është transferuar tek grupet e fuqishme të interest të cilat funksionojnë me logjikën e parapolitikës.

Kjo logjikë e qeverisjes, sipas kryetarit të LDK-së në Prizren, Selmanaj, është përbuzje që po i bëhet qytetarëve në radhë të parë, ndërsa shtoi se ky subjekt politik po punon me përkushtim që të ringritet në këtë komunë, të cilen e udhëhoqi dekadën e parë të shekullit të ri.

Këto deklarata, Driton Selmanaj, i bëri në fundjavë gjatë një manifestimi me rastin e shënimit të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së në Prizren./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here