Selmanaj: Prizreni para një vendimi historik më 12 tetor

0
49

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar 12 tetorin si një moment historik për qytetin, shkruan 04 Online.

Selmanaj thekson se qytetarët nuk zgjedhin vetëm një kryetar, por po vendosin për drejtimin e së ardhmes së Prizrenit.

“Më 12 tetor, qyteti ynë zgjedh jo vetëm një kryetar, por zgjedh drejtimin e së ardhmes. Unë besoj në një Prizren që ecën përtej kufizimeve të imponuara, përtej mashtrimeve dhe premtimeve boshe – drejt zhvillimit të vërtetë, drejt mundësive të reja për rininë, drejt transparencës dhe mirëqenies për çdo familje.” ka deklaruar Selmanaj.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen për të dhënë qeverisjen që Prizreni meriton, duke përfaqësuar drejt interesat e çdo familjeje dhe duke krijuar mundësi reale për zhvillim dhe transparencë në qytet.

“Ky është momenti ynë për t’u bashkuar dhe për t’i dhënë Prizrenit qeverisjen që meriton!” ka përfunduar Selmanaj.

https://www.facebook.com/share/v/14QPfkTL3Lm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here