Kreu i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Prizreni ka kohë që nuk qeveriset nga Zyra e Kryetarit, por vendimmarrja është diku tjetër, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Nuk duhet lejuar që të tërhiqet vendimmarrja nga Zyra e Kryetarit, sepse atëherë bëhet fjalë për sjellje parapolitike, që është karakteristikë e një shoqërie primitive, ku vendimmarrja është tek të nga të fortët, e ata nuk maten me votë”, ka thënë ai.
Në një deklarim përmbyllës të vitit, Selmanaj tha se për fat të keq si me PDK-në ku vendimmarrja është transferuar diku tjetër, kjo fatkeqësisht ka ndodh edhe gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në Prizren.
“ LDK do ta lejojë këtë praktikë. Qytetarët tashmë e kanë parë mënyrën e qeverisjes sw tri forcave kryesore: LDK-së, PDK-së dhe VV-së, andaj ne do të punojmë seriozisht ta rikthejmë modelin e mirë të LDK-së”, tha ai përcjell Gazeta e Prizrenit.
Selmanaj tha se fokusi do të jetë që LDK të rikthehet në parti fituese dhe se në zgjedhjet e ardhme lokale, ky subjekt në asnjë mënyrë nuk do të garojë për të qenë e treta.
Ai në fund ka uruar të gjithë qytetarët për një vit sa më të mbarë gjatë 2024-tës! /Gazeta e Prizrenit.