Dega e LDK-së në Prizren mbrëmë ka pritur në një takim kryetarin Lumir Abdixhiku.
Të pranishëm në këtë takim ishin të gjitha strukturat e degës së LDK-së në Prizren, përfshirë edhe kryetarin Driton Selmanaj.
Selmanaj në mes tjerash ka thënë se Prizreni dhe Kosova meriton qeverisjen e LDK-së.
“Mbrëmë u mblodhëm bashkë të gjitha strukturat e degës së LDK-së në Prizren, për të pritur në takim kryetarin Lumir Abdixhiku, në funksion të mobilizimit të madh të LDK-së në Prizren dhe gjithandej nëpër Kosovë.
Me anëtarët e kryesisë së degës, kryetarët e nëndegëve, asambleistët dhe dy forumet (atë të gruas dhe të rinisë) patëm diskutime të hapura dhe me shumë përmbajtje, ashtu siç i ka hije shtëpisë sonë politike, Lidhjes tonë Demokratike. Të gjithë u shprehëm të bindur se me angazhim dhe mobilizim të fuqishëm, rikthimi i madh i LDK-së shumë shpejtë do bëhet realitet.
Puna, vullneti, entuziazmi dhe energjia pozitive e strukturave partiake si dhe Programi ynë politikë “Rruga e Re”, janë garancë e këtij rikthimi!
Prizreni meriton qeverisjen e LDK-së!
Kosova meriton qeverisjen e LDK-së!”, ka thënë Selmanaj./04 Online