Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, vizitoi sot Klubin Futbollistik “Liria” në Prizren, ku pa nga afër punën dhe angazhimin e stafit dhe lojtarëve për rikthimin e ekipit në Superligë.
Gjatë vizitës, Selmanaj bisedoi me kryetarin e KF Liria, Valon Osmani, për përpjekjet që po bëhen për të rikthyer klubin historik në vendin që i takon.
Selmanaj prezantoi projektin e LDK-së për ndërtimin e një stadiumi modern në Prizren, me kapacitet 6,000-7,000 ulëse dhe një buxhet prej 12 milionë eurosh, sipas standardeve të UEFA-s. Ai theksoi se ky projekt është i rëndësishëm për të gjithë qytetin dhe për zhvillimin e sportit.
Postimi i plotë i Selmanajt:
KF Liria, është klubi i zemrës i secilit prizrenas.
Sot, ishim për vizitë tek KF Liria, për të parë nga afër punën dhe angazhimin e gjithë stafit dhe lojtarëve për ta rikthyer Lirinë aty ku e meriton. Liria e ka vendin në Superligë.
Biseduam hapur me kryetarin e KF Liria, z. Valon Osmani për punën e madhe që po bëhet për rikthimin e klubit me shumë histori, në vendin që e meriton.
Para udhëheqësve prezantuam edhe projektin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndërtimin e stadiumit modern me kapacitet 6000 – 7000 ulësesh, në vlerë prej 12 milion euro, sipas standardeve të UEFA-s.
LIRIA dhe Prizreni meritojnë ta kenë një stadium modern. Me LDK-në do të realizohet.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, z. Valon Osmani dhe Dardan Kodra.