Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar planin e tij për transformimin e arsimit në qytet, duke premtuar mësim me vetëm një ndërrim, digjitalizimin e shkollave dhe krijimin e hapësirave moderne për fëmijë, shkruan 04 Online.
Sipas tij, shkollat do të kthehen në qendra multifunksionale ku fëmijët jo vetëm mësojnë, por edhe zhvillojnë kreativitetin, miqësinë dhe besimin.
Postimi i plotë i Driton Selmanajt
Shkolla nuk është vetëm për mësim, por edhe për lojë, kreativitet dhe miqësi. ![]()
Me mësim cilësor, shkolla të digjitalizuara, aktivitete pas orarit dhe qendra multifunksionale, fëmijët do të kenë hapësira ku mësojnë, krijojnë dhe rriten me besim!
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj













































