Selmanaj premton “One-stop-shop” për bizneset e Prizrenit

0
163

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar një nga zotimet e tij kryesore për zhvillimin ekonomik të qytetit, krijimin e një “One-stop-shop” për bizneset, shkruan 04 Online.

Sipas Selmanajt, kjo platformë do t’u ofrojë sipërmarrësve shërbime të integruara në një vend të vetëm, duke përfshirë këshilla financiare, udhëzime tatimore, orientim për zhvillim dhe rritje biznesi.

“Një derë e vetme për çdo shërbim: këshilla financiare, udhëzime tatimore dhe orientim zhvillimi. Më lehtë, më shpejt dhe më afër sipërmarrësve tanë!”, ka thënë Selmanaj

Ky projekt, sipas tij, synon të lehtësojë procedurat burokratike dhe të nxisë zhvillimin e sipërmarrjes në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here