Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, premtoi se çdo qytetar do të ketë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore të sigurta dhe dinjitoze, shkruan 04 Online.
Selmanaj ka premtuar barna falas, kujdes shëndetësor në shtëpi dhe Qendra të Mjekësisë Familjare funksionale në çdo lagje.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Shëndetësia në Prizren do të ketë gjithmonë pacientin në qendër!
Nga barnat falas, deri te kujdesi shëndetësor në shtëpi dhe QMF-të funksionale në çdo lagje, ne do të sigurojmë që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në shërbime të sigurta, dinjitoze dhe pranë vendbanimit të tij.
Ky është vizioni ynë për një Prizren ku shëndeti i çdo qytetari vihet në radhë të parë, ku kujdesi shëndetësor nuk shihet si privilegj, por si e drejtë e barabartë për të gjithë.
Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj