Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja karshi Kosovës janë si pasoje e veprimeve të Qeverisë Kurti
Selmanaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se pasojat e këtyre sanksioneve janë të mëdha për vendin.
“Sanksionet nuk janë shkaku, sanksionet janë pasoja. Ato kanë ardhur si rezultat i veprimeve të pamatura që kështu i kanë vlerësuar aleatët tonë. Dhe, tani askush nuk lëshohet në analizën se a janë të drejta apo pa drejta këto masa. Ne kontestin politik këto masa janë të dëmshme për Kosovën. Askush nga gazetarët, askush nga analistët, askush nga shtetet tjera përtej BE-së nuk diskuton se a janë të drejta apo të padrejta. Ata thonë se një shteti i krijuara para 16 vitesh, BE është detyruar t’i vendos masa sanksionuese ekonomike që kapin shifrën rreth 300 milionë euro”, është shprehur Selmanaj.
Sipas tij, dëmet përveç në aspektin ekonomik janë të mëdha edhe në atë politik
“Qeveria është dashur të sillej ndryshe në mënyrë që këto masa të hiqen menjëherë”, ka thënë ai. /GAZETA10/