Selmanaj ngushëllon familjen e veprimtarit Remzi Muqaj

0
187

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Remzi Muqaj, ish-kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, shkruan 04 Online.

Selmanaj e vlerësoi Muqajn si një njeri të urtë e të përkushtuar, që dha kontribut të çmuar për lirinë e vendit dhe LDK-në, duke e cilësuar atë simbol të idealizmit dhe përkushtimit.

Telegram ngushëllimi nga Driton Selmanaj

Kryetari i LDK-së, Driton Selmanaj, dërgon telegram ngushëllimi familjes së veprimtarit të ndjerë Remzi Muqaj!

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Remzi Muqaj.

Z. Muqaj do të kujtohet gjithmonë për angazhimin e tij të hershëm në radhët e LDK-së, për kontributin e tij të çmuar në lirinë e vendit dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetit të Prizrenit dhe Kosovës.

Ai ishte njeri i urtë, i drejtë dhe i dashur me të gjithë, që rrezatonte energji pozitive dhe i frymëzonte të rinjtë me shembullin e tij. Remziu do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si simbol i përkushtimit dhe idealizmit.

Remzi Muqaj do t’i mungojë familjes, miqve, bashkëveprimtarëve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Qoftë i përhershëm kujtimi për të!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi!

Zoti e bekoftë shpirtin e tij fisnik!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here