Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vlashnje, shkruan 04 Online.
Ai u prit me mikpritje të ngrohtë dhe diskutime të hapura, ku prezantoi programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e qytetit dhe fshatrave përreth.
Banorët e Vlashnjes shprehën interesim dhe besim për alternativën e tij, ndërsa Selmanaj theksoi se Prizreni dhe rrethina e tij meritojnë zhvillim të drejtë, mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të sigurt.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Sot ishim në Vlashnje, ku zhvilluam një takim të hapur me banorët e këtij fshati. Mikpritja e tyre e ngrohtë dhe diskutimi i sinqertë na dëshmuan edhe një herë se sa e fortë është lidhja e qytetarëve me vendin e tyre dhe sa shumë u intereson e ardhmja e tij.
Në këtë takim prezentuam të gjithë programin tonë për Prizrenin dhe vizionin tonë për zhvillimin e qytetit dhe fshatrave përreth. Banorët e Vlashnjes treguan interesim por dhe besim se ky është drejtimi i duhur për të sjellë ndryshimin që qyteti ynë dhe rrethina e tij ka nevojë.
Ky besim na forcon edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë. Prizreni dhe fshatrat e tij meritojnë një zhvillim të drejtë, mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të sigurt. Bashkë do ta bëjmë të mundur këtë ndryshim.
Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj













































