Driton Selmanaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, zhvilloi sot një takim me banorët e Skorobishtit, të cilët i përshkroi si njerëz punëtorë, të ndershëm dhe plot dashuri për vendin e tyre, shkruan 04 Online.
Si rrjedhojë ai ka theksuar se në këtë takim u diskutuan shqetësimet e përditshme dhe vizioni për të ardhmen, me ç’rast ka specifikuar domosdoshmërinë e rrugëve më të mira, hapësirave publike funksionale dhe më shumë mundësive për zhvillimin e komunitetit.
“Çdo takim si ky më ndihmon të kuptoj edhe më qartë nevojat reale të qytetarëve dhe më jep forcë të punoj me përkushtim për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe me jetë më të mirë për të gjithë”, tha Selmanaj.
Ai u zotua se pas 12 tetorit, energjia dhe entuziazmi i qytetarëve do të shndërrohen në përkushtim të palëkundur për të punuar për çdo qytetar dhe çdo lagje të Prizrenit.