Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, mori pjesë në tubimin elektoral në lagjen “28 Nëntori” në Prizren, ku është pritur me përkrahje të madhe nga qytetarët.
Selmanaj ka vlerësuar organizimin dhe mobilizimin e kësaj lagjeje për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se Prizreni dhe e gjithë Kosova janë bashkuar me vizionin e LDK-së për zhvillimin e vendit.
“Nëndega 28 Nëntori në Prizren na dëshmoi se është e mobilizuar maksimalisht për zgjedhjet e 9 shkurtit! Sonte, kjo lagje me vlera të veçanta nga zemra e Prizrenit u bë një me LDK-në, ashtu si është bërë e gjithë Kosova! Bashkë do t’ia dalim!” ka deklaruar Selmanaj.
Driton Selmanaj, i cili mban numrin 26 në listën e LDK-së, po vazhdon takimet në terren, duke forcuar mbështetjen për një qeveri të re të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Nëndega 28 Nëntori në Prizren, na dëshmoj se është e mobilizuar maksimalisht për zgjedhjet e 9 shkurtit!
Sonte, kjo lagje me vlera të veçanta nga zemra e Prizrenit u bë një me LDK-në, ashtu si është bërë e gjithë Kosova!
Bashkë do ja dalim!
Faleminderit për organizimin madhështor të këtij tubimi, Nëndega 28 Nëntori!