Selmanaj: Nagavci duhet të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës

0
267

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai ka thënë se MASHT-i e ka shkelur Kushtetutën, e që sipas tyre, në rastin e Qeverisë Kurti, kjo nuk është hera e parë.

“Ne e kemi Qeverinë Kurti e cila për një vit të qeverisjes po e përfshijë edhe Kurti 1, katër herë është shkelëse e Kushtetutës. Dy herë në Qeverinë Kurti I dhe dy herë tash, një me KPMSHC-në dhe tash me MASHT-in. MASHT-i i ka dërguar letër Kushtetueses ku i ka kërkuar prova se si ka ardhur deri te ky vendim. As vendet që nuk kanë lidhje me demokracinë nuk e bëjnë këtë, kjo është skandaloze. Po i referohem një deklarate të kryeministrit Kurti që e kishte dhënë më 2015 ‘Kush e shkel ligjin është kriminel, po kush e shkel Kushtetutën është super kriminel. Nuk ka kriminel më të madh në burgjet e Kosovës se kryeministri i Kosovës që e ka shkelur kushtetutën’”, kishte thënë për kryeministrin Mustafa”, ka thënë ai.

Selmanaj e ka pyetur se a i mbanë ende këto fjalë Kurti.

“Ne ju bëjmë thirrje jo vetëm si akt moral por si shkelëse e Kushtetutës, ministrja Nagavci të shkarkohet menjëherë”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se janë pjekur kushtet që t’u lehtësohet qytetarëve tërheqja e një pjese të TRUST-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here