Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se me ardhjen e tij në qeverisje, të gjitha objektet fetare në komunë do të lirohen nga taksat dhe pagesat mujore, shkruan 04 Online.
“Besimi dhe trashëgimia shpirtërore janë pasuri e përbashkët e Prizrenit. Me ardhjen tonë në qeverisje, çdo xhami, kishë, teqe apo objekt tjetër fetar do të lirohet nga taksat dhe pagesat mujore ndaj komunës. 🧡
Po ashtu, do të sigurohemi që si komunë të investojmë në secilin prej këtyre objekteve, duke mbështetur renovimin dhe restaurimin e tyre.
Do të kujdesemi që këto vende të shenjta të mbrohen dhe të mirëmbahen, sepse respekti për besimin është themel i respektit për njeriun.” – ka deklaruar Selmanaj.
Ai shtoi se respekti institucional ndaj komuniteteve fetare është pjesë e vizionit të tij për një Prizren të bashkuar, me vlera të mirëfillta kulturore dhe shpirtërore.