Driton Selmanaj, kandidati për deputet nga LDK-ja, ka vazhduar me takimet elektorale dhe ka marrë mbështetje të madhe gjatë vizitave të tij.
Ai filloi vizitën në Lugishtë të Hasit, ku u takua me Shejh Xhemajli Shehun dhe e cilësoi si nder të veçantë vizitën në Teqen e cila mban emrin e atdhetarit dhe patriotit të madh Dërvish Salihu.
“Vizitat në Lugishtë të Hasit, tek miku im, Shejh Xhemajli Shehu, gjithmonë janë shumë të veçanta.
Nder i veçantë që bashkë me kolegë, ta vizitojm Teqen e cila mban emrin e atdhetarit dhe patriotit të madh Dërvish Salihu.
Vlerat e mëdha kombëtare janë bartur edhe tek trashëgimtarët si Shejh Salihi dhe Shejh Xhemajlia.
Shejh Xhemajlia po jep kontribut të veçantë për komunitetin e kësaj ane, duke vepruar si një person me autoritet dhe që gëzon respekt të madh.
Bisedat me të, janë gjithmonë të hapura dhe shumë të sinqerta.
Faleminderit për mikpritjen, miku im, Shejh Xhemajli Muçaj
#dritonselmanaj26#bëhundryshimi124“. ka thënë Selmanaj.
Më pas, Selmanaj vizitoi familjen Çoçaj, duke theksuar se është kënaqësi të rrethohesh me ata që gjithmonë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të jenë krah i LDK-së për të mirën e Kosovës.
“Do të jemi afër secilit për të biseduar e diskutuar për Lidhjen Demokratike dhe Programin tonë.
Nën organizimin e Familjes Çoçaj, u bëmë bashkë me njërëz të mirë e punëtorë, për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës.
Është kënaqësi të jesh i rrethuar me ata që gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë krah i LDK-së për të mirën e Kosovës.
#dritonselmanaj26#bëhundryshimi124“, ka thënë Selmanaj.
Ai vazhdoi vizitën në familjen Kutllovci, ku u shpreh i nderuar për pritjen dhe theksoi vlerat intelektuale e kombëtare të familjes së Idriz Kutllovcit.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, familja Kutllovci!
I nderuar me pritjen që na e bënë familja e Idriz Kutllovcit, një familje me vlera të larta intelektuale e kombëtare.
Familjet e tilla, janë model i shoqërisë tonë.
Faleminderit për mikpritjen, familja e nderuar Kutllovci
Faleminderit shumë miku im Ermal!”, ka thënë Selmanaj.