Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka vlerësuar rëndësinë e ideve inovative dhe zhvillimin e shërbimeve online në Kosovë.
Ai ka përmendur kompaninë “Baresha”, me pronar Afrim Kolgecin, si një shembull të suksesit në këtë sektor. Kjo kompani tashmë bashkëpunon me rreth 800 klientë, duke dëshmuar rëndësinë e inovacionit në biznes.
Selmanaj ka theksuar se LDK ka në fokus mbështetjen e fuqishme për sektorin privat dhe nxitjen e iniciativave inovative, duke krijuar mundësi më të mëdha për sipërmarrësit vendorë.
Postimi i plotë:
Idetë inovative për shërbimet online, tashmë po materializohen në kompani të fuqishme në vendin tonë.
E tillë është kompania “Baresha” me pronar Afrim Kolgecin, që tashmë ka rreth 800 klient me të cilët bashkëpunon.
LDK, në programin e saj, e ka në fokus mbështetjen e fuqishme të sektorit privat dhe iniciativave inovative.