Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ishte i pranishëm në ditën përkujtimore të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve në Lubizhdë të Hasit.
Ai me këtë rast ka thënë se Lugishta dhe Hasi si rajon, gjithmonë kanë dhënë shumë për Kosovën dhe çështjen kombëtare.
“Sot në Lugishtë të Hasit, përkujtuam 25 vjetorin e vrasjes së 54 shqiptarëve të kësaj ane, që u ekzekutuan mizorisht nga trupat fashiste serbe.
Lugishta dhe Hasi si rajon, gjithmonë kanë dhënë shumë për Kosovën dhe çështjen kombëtare.
Në këtë përvjetor, u hap shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”, e cila do të shërbejë si simbol i kujtesës për përpjekjet dhe kontributin shqiptarëve të kësaj ane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
I lehtë u qoftë dheu i tokës dardane dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar Selmanaj.