Selmanaj: LDK-ja në Prizren forcon rrënjët për ndryshim më 9 shkurt

0
42

Driton Selmanaj, kryetar i degës së LDK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, ka theksuar mobilizimin e madh të strukturave të partisë në këtë qytet, shkruan 04 Online.

Përmes takimeve, hapjes së zyreve të reja dhe organizimit të tubimeve, LDK po synon të forcojë mbështetjen në çdo lagje dhe fshat. Selmanaj u shpreh i bindur se ky angazhim do të sjellë ndryshimin që qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës meritojnë.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Mobilizimi i madh i strukturave të LDK-së në Prizren, një angazhim për ndryshim dhe shpresë.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren po dëshmon një energji dhe unitet të jashtëzakonshëm në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e shtetit tonë. Me përkushtim dhe vizion të qartë, strukturat tona po mobilizohen për të sjellë ndryshimin që qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës e meritojnë.

Përmes takimeve të rregullta, hapjes së zyreve të reja dhe organizimit të tubimeve madhështore, LDK-ja po forcon rrënjët e saj në çdo lagje dhe fshat të Prizrenit.

Bashkë, të mobilizuar dhe me besim, do të arrijmë që ndryshimi të bëhet realitet!

#dritonselmanaj26#bëhundryshimi124

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here