Kandidati për deputet Driton Selmanaj, së bashku me kandidatët e tjerë të LDK-së në Prizren, vizitoi poliklinikën “My Poliklinik”, një qendër moderne për shërbime ambulantore. Ai u njoh nga afër me punën dhe objektivat e poliklinikës, që menaxhohet nga Dr. Mybera Mustafa.
Selmanaj theksoi angazhimin e LDK-së për të përmirësuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke u zotuar për një trajtim të prioritetshëm të këtij sektori. Ai vlerësoi rëndësinë e standardeve të larta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Postimi i plotë:
Poliklina e re “My Poliklinik” është adresa e re për ofrimin e shërbimeve ambulantore për qytetarët në qytetin e Prizrenit.
Kënaqësi, që bashkë me kandidatët për deputet dhe bashkëpuntorët e LDK-së, dega në Prizren, të shohim nga afër poliklinikën me standarde të larta për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Dr. Mybera Mustafa, menaxhere në këtë poliklinik, na njoftoj nga afër për punën e madhe që po bëjnë si dhe objektivat e kësaj poliklinike për të ardhmen!
U zotuam se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përkushtim të madh në trajtimin me prioritet të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Faleminderit për mikpritjen Dr.Mybera dhe stafi i shkëlqyeshëm i “My Poliklinik”.