Selmanaj kritikon VV-në për listën e kandidatëve për deputetë: Hajnat në burg, jo në zgjedhje

0
121

Driton Selmanaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, duke theksuar se kjo parti në listë ka kandidatë të dënuar për vepra penale, të cilët janë të akuzuar për vepra penale korruptive, shkruan Gazeta Express.

Ai ka kujtuar edhe sloganin e VV-së ‘‘Hajnat në burg’’, të cilin, deputeti Selmanaj ka thënë se kjo parti e ka harruar këtë slogan sapo ka ardh në pushtet.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje, në listën e dorëzuar për deputet ka kandidatë të dënuar për vepra penale, të akuzuar për vepra penale korruptive dhe persona që janë duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit.

A ju kujtohet sllogani i tyre “Hajnat në burg”?!

Sapo erdhën në pushtet e harruan, madje gjatë gjithë mandatit 4 vjeçarë punuan kundër këtij sllogani.

Edhe para 4 vjetësh edhe sot ju them: Po po “HAJNAT NË BURG, E JO HAJNAT NË ZGJEDHJE”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here