Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, vizitoi Klubin e Basketbollit Bashkimi, ku tha se lojërat fantastike të realizuara deri tani na bëjnë krenar të gjithëve.
“KB Bashkimi është klubi i zemrës i çdo prizrenasi, ndërsa Arpagjik’t meritojnë çdo respekt për përkrahjen e tyre të palodhur,” tha Selmanaj, duke falënderuar drejtorin e klubit, Kushtrim Kabashi, për vizionin dhe përkushtimin në rritjen e mëtejshme të emrit të KB Bashkimit.
Ai siguroi mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të sportit në Prizren dhe për klube që e bëjnë qytetin krenar.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, KB Bashkimi
KB Bashkimin, e përcjellë gjithmonë. Lojërat fantastike na bëjnë krenar të gjithëve. KB Bashkimi është klubi i zemrës i çdo prizrenasi. E krahas basketbollistëve janë gjithmonë ata që e ndezin atmosferën, Arpagjik’t, të cilët meritojnë çdo respekt dhe përkrahje.
E falenderova për pritjen, drejtorin e klubit, z. Kushtrim Kabashin, i cili ka energji, vizion dhe ide për t’a bërë KB Bashkimin emër edhe më të madh jo vetëm në Kosovë!
KB Bashkimi, është klubi i cili gjithmonë dhuron spektakël
Faleminderit shumë për mikpritjen, z. Kabashi
Do të jemi gjithmonë krah i sportit!