Selmanaj: Hasi dhe Prizreni, zemra e zhvillimit tonë të ardhshëm

0
92

Gjatë një takimi me elektoratin në Gjonaj të Hasit, kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, u shpreh se hasianët janë shembull i forcës, qëndrueshmërisë dhe punës së ndershme, shkruan 04 Online.

“Pikërisht kjo energji dhe ky besim që ma dhuruat, më japin forcën dhe vendosmërinë që pas 12 tetorit të vazhdoj përkushtimin tim për një Prizren që zhvillohet, që lidh qytetin me fshatin, që i bashkon njerëzit dhe që krijon mundësi për çdo familje”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes Hasit dhe Prizrenit është zemra e zhvillimit të ardhshëm dhe me mbështetjen e qytetarëve, kjo zemër do të rrahë më fort se kurrë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

https://www.facebook.com/reel/3510238359115323

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here