Konfirmimi i Driton Selmanaj në krye të LDK-së në Prizren ka dinamizuar aktivitetet në këtë subjekt politik.
E cilësuar si një frymë e re brenda degës së LDK-së në Prizren, pas një super kuvendi të mbajtur ditë më parë, janë parë fytyra të reja në kryesinë e re.
E si rrjedhojë, vetëm brenda 24 orëve të fundit, Selmanaj me bashkëpunëtorë ka pritur udhëheqësit e partive të komunitetit boshnjak që veprojnë në Prizren, përkatësisht Rasim Demirin nga VAKAT dhe Duda Balje nga SDU.
Takimet e Selmanajt janë parë si përpjekje e tij për ta rikthyer frontin opozitar, në një kohë kur veprimet opozitare ishin vlerësuar minimale përballë zhvillimeve që ndërlidhen me pushtetin lokal në Prizren.
Postimi i plotë i LDK-së nga takimi i Selmanajt me Rasim Demirin e VAKAT:
Postimi i plotë nga takimi i Selmanajt me Duda Balje nga SDU: