Selmanaj: Energjia e Prizrenit është tek njerëzit e tij, bashkë do ta kthejmë në vepra konkrete

0
85

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një vizitë në Zhur, ku u prit ngrohtësisht nga familja Susuri. Selmanaj tha se ky takim i dha një ndjenjë të fortë besimi dhe shprese se Prizreni ka njerëz që e mbajnë gjallë dashurinë dhe kujdesin për vendin e tyre, shkruan 04 Online.

“Çdo fjalë e thënë, çdo dorë e shtrënguar, më përcolli respekt, besim dhe dëshirën e sinqertë për ndryshim. Mikpritja e ngrohtë dhe sinqeriteti juaj më forcuan bindjen se energjia e këtij vendi është tek njerëzit e tij.,” – u shpreh Selmanaj.

Gjatë takimit, ai diskutoi me banorët për sfidat e përditshme, duke përfshirë nevojat infrastrukturore, kushtet e jetesës dhe mundësitë për të rinjtë në këtë zonë. Selmanaj theksoi se çdo projekt dhe politikë që synon zhvillimin e Prizrenit duhet të nisë nga dëgjimi i qytetarëve dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje.

“Së bashku, do ta kthejmë këtë energji në vepra konkrete. Sepse Prizreni meriton një të ardhme ku secili zë dëgjohet dhe ku fjala e qytetarit shndërrohet në veprim,” – shtoi ai.

Selmanaj tha se LDK është e përkushtuar të ndërtojë një qeverisje lokale transparente, efikase dhe afër qytetarëve, ku zhvillimi i fshatrave, si Zhur, do të jetë pjesë thelbësore e vizionit për një Prizren më të barabartë dhe më të lidhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here